Champions League bën me “zemër” Italinë, cilat janë dy ndeshjet çerekfinale që luhen sonte

Pas mbrëmjes së djeshme spektakolare në Champions League, ku Interi fitoi në trasnfertë ndaj Benficas 2-0 dhe Manchester City triumfoi në shtëpi 3-0 ndaj Bayern Munich sot do të jetë radha e të tjera ekipeve për të zbritur në fushën e lojës.

Champions League bën me “zemër” Italinë në këtë fazë të komepticionit. Në orën 21:00 të gjithë tifozët do të mbajnë “frymën” teksa në “San Siro” do të vihen përballë njëra-tjetrës Milan dhe Napoli.

Vëtem pak ditë më parë kuqezinjtë fituan 4-0 ndaj napolitanëve, ndeshje e vlefshme në Serie A.

këtë herë gjërat janë ndryshe. Skuadra e Spallettit është një nga ekipet më të mira në Champions, e cila do të kërkojë hakmarrjen ndaj djemve të Stafano Piolit.

Një 90 minutësh i gjithi për t’u shijuar ku spektakli dhe emocionet nuk do të mungojnë.

Megjithatë edhe në Madrid do të luhet një tjetër sfidë interesante në orën 21:00. Reali pret në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Chelsea.

Te Blutë e Londrës do të jetë në krye Frank Lamapard, i cili do të kërkojnë të bëjë befasinë ndaj madrilënëve, të cilët janë edhe kampionët në fuqi.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat