Fans i Sali Berishës, Luiz Ejlli në podcast-in e Edi Ramës, ja kush e shoqëron

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një promo të podcastit të tij të radhës, “Flasim” që do të zhvillohet të shtunën.

Në tavolinë e intervistimit të Ramës, në të dy krahët e tij është kandidati fitues i zgjedhjeve në bashkinë Shkodër dhe këngëtari Luiz Ejlli.

Benet Beci fitoi bashkinë Shkodër për PS me 60,23 për qind të votave përballë kandidatit të Bashkë fitojmë, Bardh Spahia që mori 39, 77 për qind të votave.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet që e lidhin këtë fitore të Becit me mbështetjen që i ka dhënë Ejlli.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat