Disfata e madhe në 14 maj, Berisha merr hapin e ri të fortë

Opozita do të kërkojë komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 14 Majit. Sali Berisha tha sot se po bëhet gati dosja me të gjitha provat.

“Duhet të përgatisim me urgjencë kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë. Ne po përgatisim raportin” tha Berisha.

Më tej, Sali Berisha listoi edhe njëherë disa nga manipulimet që sipas tij janë bërë.

“Rama mbylli hetimin për Salvator Kaçin, Armando Prenga është i lirë edhe pse dhunoi veteranin e PD-së.

Ulsi Manja është një kriminel. Ka terrorizuar burgjet dhe ka bërë transferime vetëm për qëllime elektorale” tha Berisha.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat