Dështon Polonia, Shqipëria triumfon ndaj Ishujve Faraoe dhe “rrëmben” vendin e dytë

Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në kualifikueset e Euro 2024, teksa mundi 1-3 Ishujt Faroe në Tórsvøllur (Torshavn). Kuqezinjtë realizuan pas vetëm 1 minute lojë me Sokol Cikalleshin, por festa zgjati shumë pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Një rikuperim topi nga Seferi solli golin e avantazhit për të besuarit e Sylvinhos. Jasir Asani dha një asist të bukur për Nedim Bajramin, i cili me një të djathtë tokazi dërgoi sferën pas shpinës së Teitur Gestsson.

Sokol Cikalleshi ishte vërtetë një “engjëll” dhe “djall” në minutën e 30-të, teksa fitoi penallti por gaboi nga pika e bardhë.

Atëherë kur u mendua se skuadrat do të shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-1, vendasit vendosën ekuilibrat me një gol me kokë të Fareo.

Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani realizon një gol për panoramë, pas një goditje “kirurgjikale” nga distanca. Në fund Muçi vulosi suksesin, me Shqipërinë që merr kështu një triumf me shumë vlera.

Sa i takon renditjes, me këtë rezultat, skuadra jonë përfaqësuese merr vendin e dytë në renditje me 6 pikë. Surpriza e madhe vjen nga Moldavia, e cila pozicionohet e 3-ta me 5 pikë, pasi mundi Poloninë 3-2 dhe bëri që këta të fundit të gjenden në vendin e katërt me 3 pikë. Ishujt Faroe janë në kuotën e 1 pikëve, pas 3 ndeshjesh.

Moldavia ka bërë surprizen pasi ka arritur të përmbysë disavantazhin e dyfishtë ndaj Polonisë, duke fituar me rezultatin 3-2. Me këtë rezultat Shqiperia renditet në vendin e dytë menjëherë pas Çekisë që ka mbledhur 7 pikë, kuqezinjtë janë në kuoten e 6 pikëve ndjekur nga Moldavia me 5 pikë dhe Polonia 3 pikë ndërsa mbyll renditjen Ishujt faraoe me 1 pikë.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat