I ngacmoi të dashurën nga ballkoni i hotelit egjiptianit, qëllohet me thikë dhe shkopinj 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar është dhunuar në qendër të Athinës me shkopinj dhe është qëlluar me thikë.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar ende i paidentifikuar është dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra, pasi është qëlluar brutalisht nga tre egjiptianë.


Mësohet se shkak për sherrin të jetë bërë një vajzë, pasi 30-vjeçari ka përshëndetur nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte të dashurën e një prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane.

Sherri ka agravuar duke përdorur dhe armë të ftohta, ku dy shokët e agresorit e kanë qëlluar shqiptarin me thikë.

Policia ka nisur hetimin mbi ngjarjen dhe ka arritur të identifikojë personat e përfshirë, ku dhe ka lëshuar urdhër-arreste për pesë persona.

Ende nuk dihet gjendja e shqiptarit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat