Linda Halimi befason me deklaratën e saj për Bleron: më erdhi te dhoma e hotelit me të brendshme

Këngëtarja e njohur Linda Halimi kohët e fundit është shndërruar në një ndër artistet më të përfolura në median rozë, për shkak të historisë me bashkëshortin e saj, Big D, për të cilin ajo dhe familja e saj janë gjykuar pasi ai është me ngjyrë. Edhe gjatë primet të “Big Brother Vip Kosova”, ajo ka ardhur me disa deklarata shokuese për këngëtarin e njohur Blero Muharremi.

Pasi dyshja filluan të debatonin me njëri-tjetrin, këngëtarja shpreh dëshirën për të treguar një ngjarje që ka ndodhur jashtë kësaj shtëpie.

Linda tha se në kohën kur ajo punonte me ish-bashkëshorten e tij, Tetuta Krasniqi, para 13 vitesh Blero pasi e ka sjellë tek hoteli që këngëtarja qëndonte i ka kërkuar asaj që të shkonte me të tek dhoma e saj dhe të pinin nga një gotë verë.

“Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 vjete, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija, pas xhirimeve, dhe insistoi si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit. Është shumë e vërtetë betohem në zot” – tha Linda.

Për të mos mjaftuar kjo këngëtarja tregoi se Blero ka shkuar me të brendshme pranë shtratit të saj me Ganinë, ku ua ka larguar mikrofonat të dyve dhe u ka thënë atyre që të rrinë dhe të flejnë me të.

“Ka ardhur një natë në shtrat me mua dhe Ganinë me të brendshme (nëse mundem të shprehem kështu). Edhe ka thënë ‘nuk guxon askush të të flas sepse unë jam këtu’. Unë t’i heqi bateritë, hajde ne flasim, rrimë e flejmë këtu”, tha ajo.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat