Arti në zi! Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjecare 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐢 𝐡𝐮𝐦𝐨𝐫𝐢𝐭, 𝐙𝐞𝐟 𝐃𝐞𝐝𝐚.

Deda prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet qe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat