“Je një Lilipute”, Ledjona ofendon Roza Latin, degradon debati deri në konfrontim fizik

Ka degraduar me tone të ashpra debati mes moderatores Roza Lati dhe gazetares Ledjona Xheladinaj. Pas episodit kur Ledjona u tha banorëve se “nuk njeh askënd”, Roza i ndau sot në kategori konkurrentët, ku Ledjanës i tha se duket ‘e egër nga jashtë, por shumë e brishtë’.

Komentet e Rozës, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati.

Ledjona: Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë. Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?

Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.

Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.

Roza : O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla)

Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke konfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.

Roza: Mbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat