Artan Hoxha bën me dije afatin se deri kur SPAK mund ta mbajë Berishën në arrest shtëpie

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku ka folur për seancën e sotme ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, ku u lanë në arrest shtëpie. Hoxha tha se SPAK mund ta mbajë Berishën të mbyllur në banesë deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke goditur në këtë mënyrë opozitën. Gazetari tha se vijojnë hetimet për çështjen e ish Kompleksit Partizani dhe po verifikohen burimet financiare të Malltezit.

“Dukej sikur e gjithë struktura e re e drejtësisë, kishte si epiqendër familjen Berisha. Berisha ishte edhe dje për të dhënë deklarime. Sot ishte seanca e Apelit për masën e sigurisë. U la në fuqi vendimi i shkallës së parë, që zoti Berisha do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak. Këto janë masa sigurie, që ose duhen zbatuar, ose të mos vendosen fare, për t’u bërë qesharakë.

Berisha sot e bëri Dumanin telef, copë copë.Vërtet ka afate kur ke të hetuar me masë sigurie dhe ajo të detyron ta çosh dosjen në gjykatë. Por prokurorit i lind e drejta të kërkojë edhe shtyrje afati. Mund të të mbajë edhe 2 vjet prokurori atje, edhe vijnë zgjedhjet, kalojnë…

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat