Ktheu fermën e tij në “shtëpi bari”, arrestohet në Vlorë 24-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim

Vlorë/Strukturat e DVP Vlorë, kontrolle në të gjithë qarkun, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, si rezultat i të cilit, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, u sekuestruan 262 kg kanabis.

Kapet dhe një 40-vjeçar, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalinin ilegalisht kufirin. Ky shtetas u kap si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë, pas shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shapllur në kërkim për vepra të ndryshme penale, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, si rezultat i të cilave janë lokalizuar dhe kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Si rezultat i kontrolleve nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë. Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, Policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat