“Unë dua siguri. Ti nuk më …”, a po shkon drejt ndarjes çifti Romeo dhe Heidi?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Heidi dhe Romeo kanë biseduar ditën e sotme me njëri-tjetrin në lidhej me ndjenjat e tyre, ku dhe janë përlotur. Kjo për shkak të një keqkuptimini që kanë patur sot gjatë ditës.

Romeo u shpreh se ka ndjesinë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe se kërkon ta kuptojë më tepër. Heidi nga ana tjetër u shpreh se ndjehet keq që Romeo mendon se ndjenjat e saj nuk janë reale.

Heidi: Si mund ta thuash këtë? Si ta zë goja?

Romeo: Sepse kam ndjesinë dhe fakte.

Heidi: Çfarë ndjesie që nuk të dua unë ty? Je gabim. Se di si ta zë goja.

Romeo: Zemra, jam copash.

Heidi: Pse unë jam mirë? Jam totalisht akull. Se di si ta zë goja.

Romeo: E bën çdo ditë e më shumë.

Heidi: Çdo ditë e më shumë?! Unë dua siguri dhe ti më thua këtë. Ndoshta dua më shumë siguri. Dua dhe më shumë se kam. Më duket sikur mi hedh të gjitha poshtë. Sinqerisht ta them.

Romeo: Pse unë nuk po flas sinqerisht?

Heidi: Ndjehem shumë idiote.

Romeo: Pse? Meqë thua i kam hedhur poshtë, po ti çfarë bëre dje, pardje.

Heidi: Unë dua siguri. Ti nuk më kupton fare.

Romeo: Po ti mua po më kupton. Mos ndoshta dua edhe unë të kuptohem.

Heidi: Ik tani bëj çfarë të duash

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat