Lezhjanja kalon në finalen e “Sanremo Junior”, performanca e 11-vjeçares bëri për vete publikun

Kiara Ibraj është 11-vjeçarja nga Lezha, një ndër 24 finalistet në Sanremo Junior në Itali.

Ajo ka nisur të këndojë qëkur ishte 4 vjeç duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe lodhja që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.

Mbrëmjen e djeshme ajo është ngjitur në skenën e “Sanermo Junior” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, dhe zëri i saj i mahniti të gjithë.

E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë dhe mahniti të gjithë të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat