Putin akuzon Ukrainën për “terrorizëm”

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës drejt Krimesë së aneksuar nga Rusia, duke thënë se ishte një “akt terrorizmi”.
Presidenti Putin tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës
civile të Rusisë.

Zyrtarët thonë se tre persona u vranë nga shpërthimi në urë.
Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu një kamion, thonë zyrtarët rusë.


“Nuk ka dyshim, ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën kritike civile të Rusisë”, tha Putin.

Ndërkohë një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, mohoi akuzat e Putinit.
Ai shkroi se ka “vetëm një shtet terrorist këtu” dhe se “e gjithë bota e di se kush është ai”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat