Ukraina sërish nën sulm

Kryeqyteti ukrainas Kiev është vënë në shënjestër të sulmeve me raketa për herë të parë pas disa muajsh, me zona qendrore të goditura.


Shpërthime janë raportuar në qytete të tjera anembanë vendit, duke përfshirë Lviv, Dnipro dhe Zaporizhzhia, në atë që duket të jetë grupi më i përhapur i sulmeve ruse që nga javët e para të luftës.

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës Valery Zaluzhny thotë se Rusia ka gjuajtur 75 raketa në objektivat në Ukrainë deri më tani dhe se sulmi është në vazhdim.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se sulmet ruse nuk do t’i pengojnë ukrainasit nga lufta.

Vala e sulmeve vjen dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar u dëmtua nga një shpërthim.


Presidenti rus Putin do të kryesojë sot një takim të këshillit të tij të sigurisë për të diskutuar shpërthimin në urën e Krimesë
.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat