Selahi & Sahiti, mes më të mirëve të javës në futbollin Kroat.

Të dy lojtarët shqiptarë janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Lindon Selahi, i cili ka luajtur katër ndeshje me kombëtaren shqiptare, u transferua verën e kaluar nga skuadra e Twentes te Rijeka.

Ai shkëlqeu në fitoren 0-2 të Rijekës në fushën e Goricas, forma e mirë që po kalon bëri që të bëhej pjesë e 11-shes më të mirë të javës në kampionatin kroat të futbollit, aty u përfshi edhe Ermir Sahiti.

23-vjeçari ka luajtur në të kaluaren për Shqipërinë U19 dhe U21, por më pas zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, në muajin qershor debutoi me një super gol ndaj Hajduk Split-Varazdin. Një roveshatë të mahnitshme.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat