KFOR, mbështetja për sigurinë dhe paqen në Kosovë vazhdon

Komandanti i Forcave të NATO-s me seli në Napoli, Admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha të hënën se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë, paqen dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.


Zyrtarë të NATO-s thonë se situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por e brishtë. Sipas tyre ekzistojnë disa zhvillime shqetësuese që duhen ndjekur nga KFOR-i, posaçërisht në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës në të cilat janë të gatshëm të shtojnë numrin e trupave në Kosovë nëse tensionet rriten, ndërsa afrohet afati i vendosur nga qeveria e Kosovës që është data 31 tetor për ndryshimin e targave të makinave.


Ndryshimi i këtyre targave dhe reciprociteti për dokumentet e identifikimit nxitën tensione gjatë muajve të verës, ku grupe qytetarësh serbë bllokuan rrugët në shenjë pakënaqësie nga vendimet e qeverisë së Kosovës.


Zyrtarët ndërkombëtarë janë vënë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe për të parandaluar tensionet e mundshme në fund të këtij muaji. /VOA

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat