Protesta e radhës më 14 tetor, sindikata e padagogëve të pa kënaqur.

Sindikata e pedagogëve në Shqipëri ka bërë me dije se protesta e radhës do të zhvillohet ditën e premte në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Aleksandër Kovaçi u shpreh se vendimi i sindikatës është i palekundur që studentave tu kthehet tarifa pas gjithashtu pedagogët janë të vendosur që të mbështesin kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit

“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre pas. Ditën e premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitete shqiptare”, këto ishin fjalët kreut të sindikatës.

Ata gjithashtu i bënë thirrje edhe studentëve t’i bashkohen protestës.

“Ne presim studentët në protestë, kjo pasi 8% do merret nga universitet. A pranojnë studentët që nga tarifa e tyre të përdoret për të paguar pedagogët. Ne duam që studentët me tarifat e tyre të kenë të mira në universitetet e tyre, të kenë biblioteka etj. Po mbyllen degë, po ne do mbyllim dhe universitetet nëse vazhdon me këtë lloj politike. Ne kemi kërkuar 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht. Më datë 14 do marrim një vendim, ne këtë lëvizje e kemi me studentët dhe për studentët, që të kemi një arsim të lartë cilësor. Mund të negociojmë kohën këtë vit, 30 % ka qenë negocimi, se ne e kishim 50 % e ndamë. S’është shumë, është thjesht 15 mln euro, ne po ndërtojmë rrugë me 21 mln euro. Qeveria ka mundësi të investojë”- u shpreh Kovaçi.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat