NATO tregon “dhëmbët” ndaj Rusisë, dyfishon praninë në Baltik

NATO po dyfishon praninë në detin Baltik, dhe me mbështetjen e avionëve ushtarakë, do të monitorojë infrastrukturën kritike të aleancës nga sabotazhe të mundshme. Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg. Janë mbledhur në Bruksel, Ministrat e Mbrojtjes së aleancës, për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën kritike nga sulmet pa dallim të Moskës.

Ky takim po vjen menjeherë pasi Rusia lëshoi një breshëri raketash në Ukrainë duke vrarë dhjetra civilë.

NATO deklaroi se në qëndrimin bërthamor të Rusisë nuk është vënë re asnjë ndryshim, kështu u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në Bruksel.

Ai tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të përballonin çdo sulm ndaj infrastrukturës kritike me një “përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”.

Aleanca NATO do të vazhdojë stërvitjen vjetore të gatishmërisë bërthamore “Steadfast Noon” javën e ardhshme, në këtë stervitje forcat ajrore të NATO-s praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore të SHBA me bazë në Evropë me fluturime stërvitore.

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve të G7 për më shumë mbrojtje ajrore pas një sërë sulmesh me raketa në qytetet ukrainase ditët e fundit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat