Raporti i “Oxfam”, dobët me taksimin, të fundit për shërbimet publike.

Shqipëria ndodhet thuajse në fund të renditjes në Europë sa i përket luftës ndaj pabarazisë ekonomike dhe sociale, sipas”Oxfam”. Vendi ynë renditet në vendin e 76-të në botë, ndër 161 shtete të globit. Sa i përket renditjes së kontinentit, vetëm tre shtete të tjera kanë një renditje më të dobët se Shqipëria, dhe ato janë: Armenia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Indeksi i përgjithshëm i angazhimit për uljen e pabarazisë merr në konsideratë tre shtylla kryesore: shërbimet publike, taksat dhe punën. Taksat i referohen regjimit fiskal të një vendi, gjithpërfshirjes së sistemit dhe përjashtimeve apo gabimeve. Puna i referohet drejtësisë dhe barazisë në punë, barazisë gjinore, sindikatave, etj. Shërbimet publike, këtu indeksi merr në konsideratë mënyrën se si qeveri të ndryshme i shpërndarjnë paratë publike, pra nëse merr mbështetje dhe fokus të mjaftueshëm mbrojtja sociale, edukimi dhe aksesi në edukim, shëndetësia dhe aksesi në të nga të gjithë qytetarët, skemat e pensionit, etj.

Në nivel global, në vend të parë është Norvegjia, ndjekur nga Gjermania, Australia, Belgjika dhe Kanadaja. Ndërsa vendet më pak të angazhuara për ta luftuar pabarazinë janë Nigeria, Liberia dhe SudaniJugor.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat