Fronti dimëror përfshin gjithë Ballkanin, ja zonat ku priten reshje të shumta bore

Prej dites se djeshme ka filluar depërtimi i ajrit mjaft të ftohtë arktik në Gadishullin Ballkanik. Dje (e Martë) pati reshje bore në Slloveni dhe Kroaci, madje edhe në zona shumë të ulëta mbidetare.

Gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit fronti i fuqishëm atmosferik përfshiu Bosnjën dhe Hercegovinën me reshje të dendura shiu e bore.

Në malet e Bosnjës trashësia e borës ka arritur deri në 20 cm., ndërsa fronti po përparon drejt territoreve tona. Në viset tona nuk priten reshje bore në zonat më të ulëta, por vetëm në viset malore, megjithatë temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe presim destabilizim mjaft të fuqishëm të atmosferës.

Me këtë nënkuptojmë zhvillime të fuqishme në atmosferë gjatë ditës së sotme që do të kushtëzojnë reshje shiu e lokalisht rrebeshe intensive me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Kjo vlen për shumë vise të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në viset malore do të fillojnë reshje bore. Në malet e larta reshje të dendura bore. Nuk përjashtohet mundësia që reshje apo fjolla bore të ketë edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme, ngase ajri i ftohtë do të përqendrohet në rajonin tonë për ditë të tëra.

Rrezik nga kthjellimi mund të ketë mëngjesin e hershëm të së shtunën, por të shpresojmë që jo.

Pas një periudhe të gjata kohore të nxehtë dhe të thatë, kemi hyrë në një periudhë më të ftohtë dhe me reshje të shpeshta atmosferike. Detaje të reja në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat