Barça-Inter: Ndeshje e çmendur, por pa fitues.

Është mbyllur me rezultatin e barabartë 3-3 sfida e zhvilluar në Camp Nou mes Barcelonës dhe Interit. Sfida mes dy skuadrave ka rezultuar ti ketë të gjitha, gola, spektakel e përmbysje.

E gjithë ndeshja u zhvillua me sulme të shumta nga të dyja krahët por pa mundur të prodhojë një fitues. Seria e golave u hap nga Dembele në minutën e 40’ duke kaluar vendasit në avantazh. Me të kthyer nga pushim, italianët në minutën e 50’ gjeten golin e barazimit, ndersa kalimi në epersi erdhi në minutën e 63’ nga Martinez. Në minuten e 82’ arriti të shenonte për skuadren vendase Lewandowski duke vënë gjithçka në barazpeshë. Por do kishte kohë edhe për dy gola të tjerë, në minutën e 89’ Gosens kaloi në avantazh serish Interin por në minutën e 92’ Lewandowski vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-3.

Me këtë barazim, ecuria e Barcelonës ne grup është veshtirësuar shumë sa i perket kalimit të grupit. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga perfundimi i fazës në grupe Katalanasit ndodhen në vendin e tretë me 3 pikë larg Interit të vendit të dytë , dhe 8 pikë larg kryesuesve të Bayern Munich.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat