Barcelona fiton me përmbysje ndaj PSG në Paris / Atl Madrid fiton ndaj gjermanëve të Dortmund

Megjithe nisjen jo te mire, Barcelona triumfoi 2-3 në Paris ndaj PSG-së, në ndeshjen e  parë të vlefshme për ccerekfinalet e Champions League.

Lojtaret e Luis Enriques zhvilluan një lojë mjaft të mirë në 45 minutat e para, por nuk u treguan të saktë para porte.

Kylian Mbappe ishte një rrezik konstant për katalanasit, por këta të fundit ishin kujdesur në maksimum për të mos i lejuar hapësira yllit francez.

Ishte një dalje e gabuar e portierit Gigio Donnarumma i kushtoi shumë PSG-së, me Raphinhas që nuk fali, duke zhbllokuar llogaritë në Paris.

Kampionët e Francës përmbysën llogaritë ndaj Barcelonës me golat e Dembele dhe Vitinhga në minutat e para të pjesës së dytë, ndërsa pak më pas, Raphinha vendosi ekuilibrat.

Djemtë e Xavit “tundën rrjetën” në të 77-tën, me anë të danezit Christensen.  Me rezultatin e sotëm gjithçka mbetet e hapur, në takimin e kthimit do të vendoset skuadra e kualifikuar.

Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Dortmund në “Wanda Metropolitano”.  Los Colchoneros treguan forcën që në pjesën e parë. De Paul ndëshkoi portierin Kobel në minutën e katërt, ndërsa Lino dyfishoi shifrat për vendasit nga Spanja.

Në fraksionin e dytë, ekipi i Terzic shtoi presionin dhe u fut në lojë me golin e Haller. Në minutat e fundit, mysafirët iu afruan shumë barazimit, por vetëm kaq, pasi Atletico ia doli të mbrojë me fanatizëm rezultatin deri në fund.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat