Nuk ka më dyshime, Franco Fodas do të jetë trajneri më i ri i Kosovës

Kosova vazhdon të jetë pa trajner, nga fundi i vitit 2023, kur u largua Primozh Gliha. Së fundmi, ka dalë edhe në skenë një emër i ri, ai i Franco Fodas.

Gjermani është i papunë që nga shtatori i vitit 2022, pas një periudhe të shkurtër të kaluar tek Zurich. 57-vjeçari më herë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Austrisë.

Sipas mediave kosovare trajneri ka patur edhe një ofertë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe duket se palët kanë arritur marrëveshjen, ndonëse mungon zyrtarizimi.

Në lidhje me çështjen e trajnerit të ri të kombëtares ka folur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Kosova do ta ketë trajnerin para fillimit të ndeshjeve të marsit sigurisht. Tani për tani nuk kemi një emër, por këta emra që janë përfolur nëpër media, deri tani janë vetëm mediatikë. Ne i kemi dhënë objektivat tona dhe ofertat tona, tani i presim dhe jemi duke i shqyrtuar edhe projektet e tjera që na vijnë se cila të jetë përputhur ose e përafërt me objektivat tona, do ta zgjedhim”, theksoi Ademi.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat