“Solidaritet europian” Franca i dërgon gaz Gjermanisë

Franca ka dërguar gaz në Gjermani për herë të parë në “solidaritetin europian” mes presioneve në rritje të energjisë.

Gazi, i shpërndarë nëpërmjet një tubacioni, është pjesë e një marrëveshjeje midis vendeve për të lehtësuar mungesat e energjisë pasi Rusia mbylli rubinetat për në Evropë.

Megjithëse fluksi i ri është më pak se 2% e nevojave ditore të Gjermanisë, ai është i mirëpritur ndërsa Berlini lufton për të diversifikuar energjinë e tij.

Operatori francez i rrjetit, GRTgaz, tha se fillimisht do të dërgonte 31 gigavat orë (GWh) në ditë, nëpërmjet një tubacioni nga fshati kufitar francez i Obergailbach. Kapaciteti maksimal ditor i rrjedhës së re të gazit është 100 GWh, shtohet në një deklaratë.

Muajin e kaluar, në marrëveshjen e solidaritetit energjetik, Gjermania u zotua të sigurojë energji shtesë për Francën kur të jetë e nevojshme, dhe në këmbim Franca ra dakord të ndihmojë Gjermaninë me furnizimet me gaz.

Kujtojmë që Franca është më pak e prekur nga mbyllja e tubacioneve të gazit nga Rusia, sepse shumica e nevojave të saj për energji plotësohen nga Norvegjia dhe përmes furnizimeve të gazit natyror të lëngshëm.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat