“Jam i mirë në çdo gjë”, për çfarë e ka fjalën Noizy?

Së fundmi Rigels Rajku, reperi i njohur shqiptar ka hapur një ‘ask’ ku shumë fansa kanë bërë pyetje, të të gjitha llojeve. Ndërkohë Noizy u është përgjigjur disave duke ndarë detaje edhe nga jeta e tij përsonale.

Një prej fansave kureshtar e ka pyetur: A ishe i mirë në shkollë? Noizy u përgjigj: Unë jam i mirë në çdo gjë duke e shoqëruar me një emoji funny, ndërsa përgjigjia ka vazhdur edhe më tej.

Një tjetër e pyeti: Pse nuk po bën një film biografi për veten tënde, do të ishte super i suksesshëm”? Noizy u përgjigj duke thënë: “Filmi duhet të ketë një fund, unë jam ende rrugës për diku sa të shkoj atje ku dua, do i japë fund dhe do bëj filmin dhe dokumentarin më të bukur që do të ketë parë kjo gjeneratë.. ju premtoj”.

Kjo përgjigje, shumë fansa të këngëtarit duhet ti ketë lënë të gëzuar. Një tjetër, e pyeti artistin kush është gjëja më e shtrejtë në jetë tënde? Noizy u shpreh me një fjalë të vetme, KOHA.

Këto ishin vetem disa nga pytje-përgjigjet më pikante, por ka pas dhe shumë pytje të tjera që i janë drejtuar reperit në Instastory.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat