Fjalët i Lori Hoxhës në ditëlindjen e Dritan Hoxhës:-“misioni i jetës sime është…”

Lori Hoxha trashigimtarja e Top Channel, ishte pjesë e festës gjigande të organizuar për nder të babait të saj. Ajo mbajti një fjalim për ditëlindjen e Dritanit përpara shumë të pranishëmve. Ndër të tjera ajo theksoi se Top Channel është i vetmi qëllim që ka dhe se Topi do të jetë shtysë e madhe për të dhe këdo që do të jetë pjesë e televizionit.

“Top Channel është i vetmi realitet që njoh dhe i vetmi qëllim që kam. Vendi që ke lënë bosh është shumë i madh megjithatë unë di të them që misioni i jetës sime është që të çoj përpara ëndrrën tënde dhe të mbaj afër vetes këdo që e do këtë punë po aq sa unë. Unë jetoj me kujtimin tënd dhe me atë që ke bërë për këtë vend dhe për Top Channel, do të jetë shtysë e madhe për mua dhe për këdo që është pjesë e këtij televizioni.

Do të ishte zhgënjyese për mua që më është dhënë kjo mundësi jete e të mos jap maksimumin tim. Do mundohem të të bëj krenar për atë që sakrifikove më shumë, për televizonin e të gjithë shqiptarëve. Top Channel do të jetë krenaria ime”, tha Lori Hoxha në fjalimin e saj.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat