Reagojnë Albana Osmani dhe Kozeta Kurti pas rrëfimit të Doktorit të “Fiksi-t”: ja çfarë thonë ato…

Rikthimi në ekran i Gentian Pjetrit, në një intërvistë të rrallë për jetën e vet pas shumë vitesh, ka prekur mbarë publikun.Doktori i Fiksit mbahet mend si një ndër sarkastikët e ekranit, por që në këtë dalje nuk ishte aspak i tillë.

Genti tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak. Jeta ime është për të qeshur!, tha ai duke mos mundur ti mbajë dot lotët.

Menjëherë pas publikimit të kësaj interviste, janë nxitur reagime të shumta në rrjet, madje dhe nga përsonazhe publik si Kozeta Kurti dhe Albana Osmani. Kjo e fundit në postimin e saj u shpreh:

“Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shume i dashur per publikun dhe shume i dashur nga te gjithe ne qe e njohim nga afer .

Nuk ka nevoje te perdoret ne momente delikate !! Dhe ju garantoj qe nuk ka nevoje as per meshire në thelb .

Thjesht jane momente delikate , qe kushdo në jete i kalon në forma te ndryshme , dhe pse disa jane me te forte per te “fshehur“ .

Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj. Ai në fakt nuk eshte aspak i dobet , perkundrazi eshte nje nga luftetaret me te pamposhtur qe njoh qofte edhe me sfiden e tij “nje gote me shume “ .

Se jeta nuk na perkedhel gjithmone. Gent Pjetri eshte me shume se sa prezantues, me shume se sa aktor, ai eshte nje artist i madh qe personalisht kam patur fatin te punoj me te dhe te mesoj prej tij shume .

Eshte bekim te kesh permbi te gjitha , te kesh nje Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli qe pertej anes profesionale qe mbetet në histori , kam qene e impresionuar se sa shume kujdesej per stafin .

Se fundja puna eshte pune, ku ka kerkese pune dhe ritem dhe ditet nuk jane njesoj asnjehere .

Por aty punohet si brenda nje çatie shtepie. Te besh televizion eshte sfiduese dhe publiku eshte dalluesi dhe gjykuesi me i mire i cilesise. Edhe pse në mendesine time se fundmi cilesia shpesh ka çeduar, pasi edhe vete bota eshte revulucionarizuar nga “fenomenet “ qe perbejne lajm e ngjarje ‘dhe pse keq mbetet mire’ se lufta behet per vemendje .

Keshtu kushdo qe vuri Doktorin në vemendje dhe shfrytezoi nje moment delikat te tij, nuk bete me shume se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rralle me nje zemer si askush dhe nuk i bete asgje .

Doku ti ske nevoje të te thone bravo dhe besoj kjo ka qene nje nga ato autoironite e tua, se vetem aq here sa ke shkundur audiencen se qeshuri në studio keto jane bravo-t qe shpirti te ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur.

Tashme do te thoja qe te dua shume po shume , dhe forca se kemi gjysmen tjeter perpara dhe padyshim i mungon Ekranit Duhet te jesh aty per ate qe TI je dhe po , kjo eshte sfida ! Tupu ime “ këto ishin fjalët e prezantueses.

Ndërsa nga ana tjetër reagimi i Kozeta Kurtit, ka qenë krejt ndryshe. Ajo ka bërë me faj emisionin “Te harruarit” për përdorim dhe prishje të imazhit të ish-doktorit të Fiks Fare për disa klikime më shumë.

Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale.

Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!- tha kurti në statusin e saj.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat