Maqedonia e Veriut me lekët e Eurovizionit paguan energjinë elektrike … Po Shqipëria ?

Siç u konfirmua sot në Eurovision 2023 ,Maqedonia e Veriut nuk do të jetë pjesëmarrëse .

Lajmi u konfirmua edhe nga drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë , Marjan Cvetkovski i cili tha se për herë pas pavarsisë shteti i tyre nuk do ti bashkohet konkursit muzikor europian Eurovizion për shkak se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike .


“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet. Kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong shkojne për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski për mediat vendase.

Ndërkohë Shqipëria nuk ka konfirmuar as nuk ka mohuar akoma pjesmarrjen e saj në këtë konkurs muzikor . Në krizën energjitike në të cilën qeveria propagandon që Shqipëria ndodhet dhe mes paralajmërimit për rritje të çmimit të energjisë ,a mundet vendi ynë ti përballojë kostot për të marrë pjesë në Eurovizon ?

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat