Aleksandar Vuçiç për marrveshjen me Kosovën: Trysnia është e madhe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjtën se vendi i tij ndodhet nën presion të madh nga fuqitë perëndimore për arritjen e një marrveshjeje me Kosovën dhe gjithashtu në vendosjen e sanksioneve për Moskën .

“Asgjë nuk duhet të hidhet poshtë paraprakisht, por me sa shoh, gjithçka është e vështirë për Serbinë dhe nëse duhet të them qartë në këtë moment – nuk na kanë dhënë asnjë shans”, tha ai, duke iu referuar diskutimeve për nismën franko-gjermane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje Kosovë-Serbi, por pa njohje të ndërsjellë.

Ai tha se Serbisë në shkëmbim i ofrohet ardhmëria evropiane “por çështja është sa do të jetë përulëse për Serbinë zgjidhja e çështjes së Kosovës”

Të enjten, Vuçiç, u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i cili një ditë më parë në Prishtinë tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën franko-gjermane, dhe që marrëveshja është çështje javësh, ndërsa të premten ai do të takohet me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për të diskutuar rreth propozimeve të fundit për një marrëveshje.

Mes akuzave ndaj vendeve e NATO-së për krijimin e një ushtrie serioze të Kosovës në kundërshtim me kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 presidenti serb tha se vendi i tij do të bëjë të pamundurën për ruajtjen e paqes.

Nga ana tjetër Serbia refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Aleksandar Vuçiç tha se nuk do ta bëj një gjë të tillë derisa Serbia nuk përballet me rrezik ekzistencial.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat