1 ditë pas dorëheqjes së Truss/ Paundi britanik bie 1.3%

Paundi britanik ra 1.3% kundrejt dollarit mëngjesin e të premtes ,duke u tregtuar me $1.1084  dollarë në mesditë me orën e Londrës, niveli i saj më i ulët që nga 28 shtatori.

Kjo rënie erdhi pasi kryeministrja britanike Truss njoftoi dorëheqjen të enjten, duke thënë se nuk mund të përmbushte mandatin në të cilin u zgjodh vetëm 44 ditë më parë.

“Investitorët e huaj ka të ngjarë ta shohin këtë paqëndrueshmëri politike si një arsye tjetër për t’u larguar nga asetet e Mbretërise së Bashkuar.”

Sunak, i cili ishte ministër i financave nën ish-kryeministrin Boris Johnson dhe garoi kokë më kokë kundër Truss për udhëheqjen gjatë verës, konsiderohet si favorit për ta zëvendësuar atë.

Gjatë fushatës, ai paralajmëroi se planet e Truss për shkurtime masive të taksave do të shkaktonin një shitje në tregjet e obligacioneve dhe do të çonin në “inflacion më të lartë, norma më të larta hipotekore dhe kursime të gërryera” – që është pikërisht ajo që ndodhi, duke ndezur thirrjet që ajo të jepte dorëheqjen. .

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat