Anulohen fluturimet nga Italia dhe drejt saj, ja arsyeja

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ditën e sotme ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve të parashikuara për sot drejt dhe nga disa aeroporte në Itali.

Anulimi ka ardhur si pasojë e një greve ku ka hyrë personeli i trafikut ajror.

Njoftimi i plotë: 

TIA njofton se si pasojè e grevès sè personelit tè trafikut ajror nè Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisè ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini,Roma) janë anulluar nga aeroportet italiane për ditën e sotme.

Nga ky njoftim pèrjashtohen: Fluturimet Ambulance, Medvac, Fluturimet e Kerkim Shpètimit, Fluturimet Humanitare

Ju lutemi pasagjerève qè kanè fluturim sot drejt destinacioneve tè mèsipèrme tè komunikojnè paraprakisht me kompanitè ajrore respektive pèr tè verifikuar statusin e fluturimit tè tyre para se tè nisen pèr nè aeroport.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat