Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, ja ku mund të shkojë portugezi…

Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht rikthimin në Itali! Sipas “The Sun”, portugezi do ta dëshironte sërish një kalim në Serie A pas eksperiences me Juventusin, tani me ekipin e Napolit që është i interesuar për të.

Për luzitanin kohët e fundit u përfol shumë kalimi tek Chelsea në janar, por siç duket nuk ka ende asnjë ofertë konkrete në drejtim të tij, edhe kontrata me Manchester United skadon më 30 qershor 2023.

Ndërsa me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premier League, Cristiano Ronaldo është aktivizuar në 8 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol. Duhet theksuar se në aventurën e parë në Itali, Ronaldo u aktivizua me Juventus gjatë sezoneve 2018 deri në 2021, gjatë kësaj periudhe fitoi 2 tituj kampionë, 1 Kupë të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat