Allegri: “Duhet të jemi të sigurt, kemi gjithçka për të bërë mirë”.

Bardhezinjtë sonte përballen me Benfikën, kjo është ndeshja e pestë në gupet e Ligës së Kampionëve. Trajneri i Juventusit, Allegri, në konferencë për shtyp të ditës së djeshme e parashikoi ndeshjen si mjaft vendimtare për Zonjën e Vjetër.

Pas një fillimi mjaft të keq, forma e Juventusit ka ardhur duke u rritur. Allegri shpreson që lojtarët e tij të mund ta ruajnë këtë qëndrueshmëri brenda Ligës së Kampionëve pasi përballen me një pengesë të madhe në Estadio da Luz.

Juventusi aktualisht ndodhet në vendin e tretë të Grupit H me një total prej tre pikësh, një fitore do shkurtonte diferencën me Benfikën e vendit të dytë. Në intervist për mediat, Allegri u shpreh:

“Nuk e nisëm keq në ndeshjen e parë. Duhet të fitojmë për të mbajtur derën hapur. Të fitonim me dy gola do të ishte e favorshme, por ata janë një ekip i shkëlqyer.

“Me lojtarët që kam në dispozicion tani, të cilët po bëjnë mirë, do të përpiqemi të shfaqim një formë të mirë. Ata kanë shumë lojtarë të mirë në fushë, ne do të duhet të bëjmë një lojë shumë të mirë nga pikëpamja e mbrojtjes. Do të duhet të bëjmë si në ndeshjen e parë, duke eliminuar gabimet e ndeshjes së parë. Është një ndeshje e rëndësishme e Ligës së Kampionëve që do të na tregojë nëse kemi mundësi të kalojmë me fitore apo jo.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat