Gjendet në breg të detit e pajetë/ ja emri i modeles së njohur

Aneka Townsend, modelja e njohur si “Slickianna”, është gjetur ditën e djeshme e pajetë në breg të detit në një plazh në Xhamajka.

Nga raportimet e mediave të huaja, bëhet me dije se rreth orës 9:30 të mëngjesit, plazhistët kanë njoftuar autoritetet pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekopozuar që notonte afër bregut të detit.

Sipas hetuesve, trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë.

Modelja u identifikua nga nëna e saj, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një peshqir i mbuluar me gjak si dhe një paruke.

Ndërkohë Policia xhamajkanë thanë se kanë identifikuar një person të lidhur me vrasjen e modeles, dhe e kanë shpallur në kërkim.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat