Bie nga lartësia e pallatit, humb jetën punëtori i ndërtimit në Shëngjin

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

Viktima është identifikuar si Emiljano Frroku, 28-vjeç.

Ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një punëtor, i cili ende nuk është identifikuar.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat