“Krijove marrëdhënie me Jul Deden…”, debat i ashpër mes Erjolës dhe Gracianos: O njeri i ligë, i pabesë…!

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Graciano Taganit dhe Erjola Doçit. Miqësia që ata kishin jashtë “Big Brother VIP3” duket se ka marrë fund brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas balerinit, moderatoja ngaqë nuk i lidh dot, krijoi marrëdhënie me Julian Dedën, për të pasur dikë në lojën e saj. “Je në gjendje që të bësh çdo gjë për këtë lojë.

Ty të pëlqen ajo gjëja. He moj Erjola Doçi, ti burrnesha që s’doje të lidheshe, krijove marrëdhënie me Jul Dedën.

Nuk u lidhe se nuk gjete një siç ti kishe potencialin dhe u lidhe me Dedën për të pasur dikë, për t’u fshehur. Mashtruese. Nuk njollos dot figurën time. Je për turp”, i tha Graciano Erjolës.

Ndërkohë kjo e fundit iu përgjigj: “O njeri i lig, i pabesë, o i shpifur. Mjerë kush të ka ty”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat