Të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës, ShBA-ja rikërkon të shtyhet afati për targat

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet tha se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shtyrjen e zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, në një përpjekje për të shmangur tensionet në veri.

Bisedova sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja për targat, pa konfiskim apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për çuarjen përpara të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, shkroi zoti Chollet në Twitter.

Deklarata e Chollet u mbështet edhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier,i cili shkroi seështë e rëndësishme të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për targat. Po ashtu, ne dënojmë veprimet frikësuese apo hakmarrëse ndaj tyre që kanë konvertuar targat e tyre”, shkroi ambasadori Hovenier, duke ju referuar incidenteve në veriun e Kosovës ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të djegies së makinave dhe dëmtimit të pronave të qytetarëve serbë, që kanë konvertuar targat e makinave.

Të hënën më 31 tetor skadon afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve paralajmëruan bllokimin e rrugëve nëse siç thanë, autoritetet ndërmarrin veprime për konfiskimin e makinave me targa serbe./VOA

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat