Vendoset fasha/ Mbi 800 kW/h çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë për kW/h

Sot gjatë prezantimit të paketës antikrizë, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë/kWh për të gjithë ato familje që shpenzojnë mbi 800 kW.

“Çmimi që do të aplikohet në të ardhmen për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat-orë do të jetë 35 lekë për kWh plus 7 lekë tarifa e transmetimit dhe të shpërndarjes dhe një total shkon 42 lekë kilovati. Ndërkohë që duhet të krahasojmë me çmimin që ne aplikojmë dhe çmimin që nuk e kemi ndryshuar, pra atë çmim që qeveria shqiptare e ka mbrojtur që është nga 0-800 kWh dhe mbetet i pandryshuar 9.5 lekë”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se nga ky ndryshim preken vetëm 4 % e familjeve, por që sipas saj konsumojnë rreth 16% të energjisë.

Ky vendim është i përkohshëm, me një zgjatje afati prej tre muajsh. Në janar të vitit 2023 do merret sërish në shqyrtim në varësi të situatës me energjinë elektrike.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat