Tjetërsimi i pronave në bregdet/ Dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar ditën e sotme me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone në zona bregdetare të Shëngjinit.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun. Vlera e tokës së tjetërsuar mendohet se kalon 13 milion euro.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Në fillim për këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat