Rama nga Erseka: Është puna që e mban Shqipërinë, nuk është krimi

Kryeministri Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Ersekës. Gjatë fjalës së tij theksoi që Shqipëria mbahet nga puna dhe jo nga krimi.

Kush më thotë se në Shqipëri nuk punohet, i them se ti nuk e njeh Shqipërinë. Është puna që e mban Shqipërinë, nuk është krimi. Nuk janë kriminelët Shqipëria dhe shqiptarët.

Kush ia ka vënë Shqipërisë këtë damkë, janë ata, të cilët arritën deri aty sa mandatin e marrin nga shqiptarët për të qeverisur, ta përdorin për të shkuar për të bashkuar votat me delegacionin e Partisë së Putinin kundër Shqipërisë.

Kështu që rruga jonë është e drejtë dhe e qartë. Të bashkuar dhe jo thjesht të bashkuar mes gjithë atyre që na besojnë, por të bashkuar dhe me të tjerë që jo domosdoshmërisht na votojnë.

Në përfundim të fjalimit, nuk i ka lën mangu edhe batutat e shakatë. Rama paralajmëroi të rinjtë se mund të dalë dhe nga frigoriferi, duke qenë se në kuadër të fushatës i është dashur të zhvillojë takime të shumta dhe ta shohim shpesh në televizor.

Rama: Që mos ju mbaj më gjatë se boll qëndruat me mua këtu, se mua prapë më keni në televizor, edhe në frigorifer mund t’iu dal…bëni kujdes. Dua t’ju them që ne do vazhdojmë vendosmërisht të mbështetemi te ju, te njerëzit e punës në këtë vend.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat