Berisha nga kuvendi: 12 nëntori, dita e gjyqit popullor ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e parlamentit se dita e protestes 12 nëntori, do të jetë dita e gjyqit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama


Berisha gjatë fjalës së tij ftoi të gjithë qytetarët në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Sipas Berishës, qeveria e Ramës nuk mendon fare për qytetarët, por vetëm për pushtetin e saj.

“12-a është dita e gjyqit, gjyqit popullor. Vrimë miu nuk do gjesh atë ditë, dil po deshe, do të gjejmë aty ku je, edhe zyrën do të ta tregojmë. Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu, një grup super hajnash dhe një turmë që u mban iso këtyre. Si mund të rrini ju me këta?

Këta mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa t’ua përmbysim karriget atyre. Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e së vërtetë shqiptare, ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë Shqipërusë, të përzëmë këtë bandë nga pushteti”, tha Berisha.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat