Shqipëri-Katar, spostohet java e 12-të e kategorisë Superiore

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqēsore ndaj Katarit, më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës. Kjo ka sjell modifikimin e kalendarit të Abissnet Superiore.

Java e 12-të e kampionatit, që do luhej në datat 6 dhe 7 Nëntor, do të zhvillohet pas ndeshjes së Kombëtares, pra me 12 dhe 13 Nëntor. Kjo shtyrje është propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF. Ky vendim, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vënë lojtarët në shërbim të ekipit Kombëtar dhe sigurisht për të mos cënuar barazinë e garës.

Ndërkohë që Abissnet Superiore do të rikthehet më pas me javën e 13-të, që do të luhet në muajin Janar 2023.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat