Deklaratat e Ahmetajt, Basha: PS, një bandë kriminale, po kërcënojnë njëri-tjetrin me kode mafioze

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-numri dy i qeverisë Rama, në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e së enjtes.Në një postim në mediat e tij sociale, Lulzim Basha e cilëson Partinë Demokratike si një bandë kriminale, figurat më të larta të së cilës “kërcënojnë njëri-tjetrin me kode mafioze.”Teksa shprehet se të gjithë të tijët i tregojnë gishtin tashmë, Basha thotë se kryemininistri Edi Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen tashmë.

“Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.”Në intervistën e dhënë mbrëmjen e së enjtes, Arben Ahmetaj përmendi foli për krisjen e tij më kryesocialistin Edi Rama, por edhe për kolegë të tjerë në PS që e kanë mbështetur apo i kanë kthyer shpinën. Ai gjithashtu dha versionin e tij për çështje për të cilat akuzohet duke përsëritur disa herë, se “kokë turku” nuk do të bëhet.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat