“Kosovo je Srbija! ” Kush është deputeti francez që po zhvillon propagandë të shëmtuar kundër Kosovës

Nicolas Bay është një politikan francez dhe anëtar i Parlamentit Evropian i cili po zhvillon vizita të ndryshme në qytete të ndryshme të Kosovës.

Ndryshe nga ajo që mund të mendoni qëllimi i ketyre vizitave pasqyron një propagandë skandaloze kundër identitetit dhe historisë së Kosovës .

Në postimet e tij të vazhdueshme ky eurodeputet e cilëson Kosovën si “djep” i Serbisë, dhe shton se objektet kulturore, historike dhe fetare janë okupuar nga shqiptarët dhe zëvendësuar me të tjera. Madje, ai shkon me tej dukë bërë thirrje për ndihmë për të gjithë të krishterët serbë që u janë përvetsuar të drejtët nga UCK-ja të cilët i cilëson si “terroristë”.

“Përballë heshtjes për situatën në Kosovë dhe marrjes së territorit nga terroristët e UÇK-së,
doja të shkoja atje për të paralajmëruar për fatin e
të krishterëve serbë . Vendosmëria e jashtëzakonshme e serbëve
mund të mos mjaftojnë: le t’i ndihmojmë ata!”

Dëshmi shtesë se “qeveria” kosovare është vetëm një rrjedhje e mafies shqiptare dhe e shtetit të islamizuar: ata përdorin drejtpërdrejt fëmijët për propagandën e tyre duke i bërë të valëvisin flamurin shqiptar në rrugët e Prizrenit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat