Skandali me punojëset e azilit në Pejë, reagojnë përsonazhet publikë!

Një rast mjaft tronditës ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Kosovë, komkretisht në qytetin e Pejës.

Disa punonjëse të azilit kanë rrahur me shpulla dhe shkelma një të moshuar, e kanë filmuar aktin e tyre dhe janë tallur me të.

Kjo ngjarje është regjistruar nga vetë vajzat, ky rast ka traonditur opinionin publik, pamjet shokuese po bëjnë xhiron e rrjetit në internet.

Shumë figura publike kanë reaguar menjëhere pasi kanë shikuar videon. Këto ishin vetem disa nga reagimet e para.

Dafina Zeqiri: “wtf !!!! Edhe qesh? Edhe sbon kerkush kurgjo?

Zhaklin Lekatari: “Dënoj plotësisht ngjarjen e ndodhur në kosovë. E turpshme, për ato vajza të liga,çnjerzore,xhagajdure. E turpshme. Kur mendoj që mund të bëheni prindër më vjen me vjellë🤮🤮🤮

Ylli Limani: “Fuckin pieces of shit”

Nora Istrefi: “Nuk pata forcë me shiku kete video deri në fund. Shpresoj qe keto bisha te marin denimin e merituar. Nuk kam KOMENT!!!

Bora Zemani: “Kjo eshte skandaloze! Pamje me te neveritshme nuk kam parë në jeten time! Çfarë specje je moj vajzë???! Ështe e kote te kujtoj une qe ke lindur nga nje nene e ndoshta je/do jesh edhe vete nene sepse permblidhesh me dy fjale! NJERI I KEQ!!! Dhe me e keqja eshte qe ke edhe shoqe qe te shohin ne cmendurine tende e nuk bejne asgje per te te ndalur! Nuk me dhimbset aspak te shoh ne bugje per gjithe jeten!

Emin Çunmulaj: “Kush jon kto bre???? Kto duhet direkt në BURG , TURP, MARRE. Ju nuk jeni vajza as nana as motra. Ju jeni kafsh, Jeni mostrume”.

Donald Veshaj: “Sa gje e shpifur je. Në burg gjithe jeten ishalla”.

Fifi: “Kjo eshte nji prej atyne njerzve qe bullizon/ kjo eshte ajo qe shan/ kjo eshte ajo qe te rraf e te ben fajtore/ kjo eshte ajo qe lendon nanat tona… e si puna e kesaj qe nuk di si ta quaj ka shumë… nese ti nuk kalbesh n’burg bashke me ato shoqet e tua qe kan bo video tu i bo nanes te shkrete une sinqerisht do heq perfundimisht dore nga ky vend… ose ca te mundem me forcen qe kam DO BEJ! TURP! TURP! TURP!!”.

Arjola Demiri: “Ç’njerzore tju vij turp 🤬😡”.

Punojëset e azilit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, e cila ka publikuar dhe një komunikatë përmes rrjetit social Facebook:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar

Pejë, 2 nëntor 2022

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.

Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.

Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.

Video shokuese ku keqtrajtohet e moshuara:

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat