Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës / Reagon Presidenca

Pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan, lista Serbe ka vendosur që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Në këtë takim – me dyer të mbyllura – kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.

Nderkohe ka ardhur dhe reagimi nga Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas largimit te Listes Serbe nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ai në Twitter ka shkruar Serbia po detyron serbët e Kosovës t’i braktisin institucionet, teksa ka shtuar se kjo ngjason me nxitjen e Rusisë në Donbas më 2014.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Serbe gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan ai.

Komunat në veri, të banuara me shumicë serbe janë: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat