Protesta e 12 nëntorit, Berisha tregon: ja çfarë e pret Edi Ramën 

Sali Berisha tha ditën e sotme se protesta e 12 nëntorit nuk do të jetë një xhiro në Bulevard.

Ai u shpreh se protesta jo vetëm që nuk do jetë një xhiro në bulevard, por sipas kryetarit të PD-së do jetë një përballje me regjimin, një demostrim i forcës qytetare.

“Nuk është një xhiro, është një demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve. është një inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

“Edi Rama është një armik i egër i lirisë së shqiptarëve. Ai ka shndërruar sistemin e votimit, sistemi që mban gjallë demokracinë e një kombi, në një sistem fiktiv si në diktaturë. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët ikin me gomone në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit.

Shqiptarët janë të fundit për pagesa, rroga, pensione. ndërkohë pak vite më parë ishin në krye të të gjitha vendeve të rajonit. Pasuritë publike, fondet buxhetore janë mallkim për qytetarët dhe bekim për zyrtarët, siç janë djegësit.

Kryedemokrati cilsoi se vota do të mbrohet nga të gjithë burra e gra, vajza e djem, që do të angazhohen në procesin e administrimit dhe të votimit.

“Vota do mbrohet, votën e mbrojnë burra dhe gra, djem dhe vajza, të cilët qëndrojnë me guxim, me integritet, në procesin e administrimit dhe të votimit.

Vota gjithashtu është delikate, unë mund t’ju them se për zgjedhjet e shkuara, bëra një deklaratë se vota u ekzekutua para se të hynte në kuti dhe kjo mund të ndodhë. Me këtë, nuk desha të hedh poshtë atë punë të shkëlqyer që bënë dhjetëra e qindra demokratë natën e numërimit të votave dhe në vazhdim, por theksova se Edi Rama e shndërroi shtetin në makineri elektorale, vendosi sistemin e patronazhistëve mbi votën, përdori sasi kolosale narko-eurosh për t’i blerë ato.

A heq dorë nga këto Edi Rama? Jo, por ne do e mbrojmë votën më fuqishëm se kurrë. Dhe unë sot, i them në emër tuaj Edi Ramës, i bindur të jesh se kurrë nuk do gëzosh fitore me votë fiktive.” 

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat