“Do ti blej të gjithë librat e Ermalit dhe do ti djeg që të shpëtoj brezat”, ja si përgjigjet Ermal Mamaqi

Vetëm pak ditë më parë Ermal Mamaqi ka nxjerrë në treg librin e tij të parë të titulluar: “Në garë me veten”.

Ndër reagimet e shumta në rrjet, një komentues i ka shkruar se do ta blinte gjithë librin e tij dhe do ta djegë që të mos degjenerohen brezat.

Gjithsesi nuk ka munguar reagimi i Ermalit, i cili i është pergjigjur atij dhe shumë të tjerëve në lidhje me komentet e bëra pas nxjerrjes në treg të librit të tij .

Ermali madje i ka bërë post disa nga komentet më pikante që komentuesit kanë bërë në drejtim të tij. Ai u shpreh se në libër ka renditur ngjarje dhe episode që e kanë formësuar atë në atë që është dhe çfarë është.

Reagimi i Ermalit në post:

Lexoj disa prej komenteve në rrjet dhe më vjen keq që konstatoj se mentaliteti i shoqërisë sonë ka ndryshuar pak ndër vite. E njëjta gjë ndodh me çdo projekt timin. I njëjti proces, tashmë i parashikueshëm. Ulem, punoj, bëj plot pasion dhe dëshirë projektin që dua të realizoj. Më tej, vjen një valë e madhe kundërshtish, paragjykimesh, sulmesh nga njerëz që dinë fare pak për mua. Vetëm atë që kanë parë në ekran. Por edhe atë në shumë raste mund ta keni keqkuptuar.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat