“QEVERIA TË KËRKOJË FALJE, NE NUK JEMI KRIMINELË”/SHQIPTARËT PROTESTOJNË NË LONDËR

“Nuk jemi kriminele”, “Paguajmë taksa, punojmë shumë” , “Suella të japë dorëheqjen”, e shumë të tjera , janë pankartat dhe thirrjet nga emigrantët shqiptarë të cilët “pushtuan” Londrën paraditen e sotme .

Protesta paqësore ishte paralajmëruar nga shqiptarët pas deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.

Në lidhje me këto deklarata, ka reaguar dhe vetë kryeministri Edi Rama i cili kërkoi të mos fajësohej Shqipëria, nësë Mbretëria e Bashkuar nuk është e aftë të mbrojë kufirin e vet . Por në protesten e sotme nuk kanë munguar as thirrje kundra Ramës, duke ja atribuar atij fajin pse shqiptarët detyrohen të lënë vendin e tyre.

Paqësisht dhe të bashkuar, mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat