Kush e fiton “Kupën e Botës 2022 ?”-Opta parashikon fituesin

Duke përdorur modelin e parashikimit të Kupës së Botës të inteligjencës artificiale të Stats Perform ( një kompani e të dhënave sportive dhe analitike ),Brazili është shfaqur si favorit për të ngritur trofeun e Kupes se Botës.

Për të arritur një tablo më të plotë se kush do të fitojë Kupën e Botës 2022, modeli i parashikimit vlerëson probabilitetin e rezultatit të çdo ndeshje – fitore, barazim ose humbje – duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen e ekipeve të Stats Perform.

Shanset dhe renditjet bazohen në paraqitjet historike dhe të fundit të ekipit. Më pas, modeli merr në konsideratë forcën e kundërshtarit dhe vështirësinë e rrugës së tyre drejt finales, duke përdorur probabilitetet e rezultatit të ndeshjes, duke marrë parasysh përbërjen e grupeve dhe parakalimet në fazat e eliminimit.

Brazili del me probabilitetin më të lartë me 16% për të fituar.

Vetëm pas Brazilit pesë herë fitues, është Argjentina që ka probabilitetin e dytë më të lartë për të fituar me 13 % .

Në pesë pretendentët më të mirë në Kupën e Botës 2022 janë Franca (12%), Spanja (9%) dhe Anglia (9%).

Për sa i perket kualifikimit në fazën eliminatore të turneut favorit është Fraca me (91%), para favoritit të përgjithshëm Brazili (89%)./BBC

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat